Gëte: Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata…

gëte lamtumirë

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1833 dhe u nda nga jeta më 22 mars 1832. Ai është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane.

Ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëteja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane.

Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të Gëtes:

Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.

Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të dëmshmit. Ata na vjedhin njëherësh edhe kohën edhe humorin.

Veç kush jep është i gëzuar.

Mos mendo se sheh ngaqë i mban sytë hapur.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Mirësjellja është zinxhiri i artë përmes të cilit shoqëria qëndron e bashkuar.

Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.

Askush nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë.

Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.

Edhe vetë varfëria, kur është e pa merituar, na bën krenarë.

Kush është gjallë duhet të jetë gjithnjë gati për ndryshime.

Më thuaj me kë rri të të them kush je, dhe nëse e di me çfarë merresh mund të them çfarë mund të bëhesh.

Njeriu gabon derisa të frymojë.

Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni.

ObserverKult


Lexo edhe:

50 THËNIE FRYMËZUESE PËR JETËN DHE SUKSESIN NGA GËTE