Gëte: Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë…

Gëte

ObserverKult ua sjell disa thënie të Johann Wolfgang von Goethe (Gëte):

Veç kush jep është i gëzuar.

Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Sa më shumë t’i afrohemi qëllimit aq më shumë shtohen vështirësitë.

Personaliteti është lumturia më e madhe.

Shoqërisë mund t’i imponohet çdo gjë, përveç gjërave që kanë pasoja.

Të mendosh është më interesante se të dish, por jo më interesante se intuita.

Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni.

Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.

Kush është gjallë duhet të jetë gjithnjë gati për ndryshime.

ObserverKult

—————-

gëte lamtumirë

Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË E GËTE: NUK MUND TË MOS TË TË DASHUROJ MË SHUMË SE SA DUHET…

Kur Gëte i shkruante Sharlot von Shtein-it

“Letrat e mia duhet të kenë treguar se sa i dashuruar jam. Nuk drekoj, takoj pak njerëz dhe për shëtitje dal vetëm dhe çdo vend i bukur që shoh ma shton dëshirën që ti të ishe aty.
Nuk mund të mos të të dashuroj më shumë se sa duhet. Do të ndjej gjithë lumturinë kur të të shoh sërish. Jam gjithmonë i ndërgjegjshëm për afërsinë ndaj teje, prezenca jote nuk largohet asnjëherë. Në ty, unë kam masën e çdo gruaje, për çdo njeri. Në dashurinë tënde, kam masën e gjithçkaje.

Jo në kuptimin që pjesa tjetër e botës është një libër i madh e i mugët, përkundrazi, dashuria jote ma qartëson. Kuptoj qartë se si janë burrat dhe çfarë planifikojnë, dëshirojnë, bëjnë dhe çfarë i kënaq ata…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU