Interpreton Gëzim Çela
Muzika: Ilir Dangëllia
Teksti: Irma Kurti
Një datë e la kalendarin
dhe hyri në zemrën time.
Të njoha ty dhe jeta krejt m’u vesh
me më shumë këngë edhe gëzime.
Po nisesh larg, sytë thonë fjalë
që i kuptojmë veç ne të dy.
Aty në fletët e një libri
fotografinë time mban ti.
Ndarja nuk është pikë loti
që në zemër mbjell trishtim.
Siç dashuri nuk mund të quhet
një fjalë e bukur, një përqafim.
Fotografia s’mund të tregojë
sytë që flasin, zemrën që rreh.
Se jeta jonë është shumë e madhe
dhe shtigjesh largësish njeh.
Në kujtesë do të vij unë
me atë kujtim të shtrenjtë.
Dhe për një çast mendimet do të sjellin
vitet e shkollës mes shokësh studentë.
ObserverKult
———————————————————————–
Lexo edhe:
Nertila Koka-Gëzim Çela: Çel si gonxhe dashuria (teksti dhe kënga)
Në vazhdim gjeni këngën fituese të Festivalit të 23-të të Këngës në RTSH (1984), “Çel si gonxhe dashuria”, kënduar nga dueti Nertila Koka-Gëzim Çela dhe përsëritur nga Bashkim Alibali. Muzika: Vladimir Kotani, teksti: Arben Duka.
Erdha tek ty,
me dritë në sy.
Asnjë fjal’ s’fola unë,
zemrat thanë aq shumë.
Zambak të bardhë,
çeli për ne,
kjo dashuri,
e re.
Jo s’e harroj,
me mall kujtoj;
lulja thosh: Lulëzoj,
zemra thosh: Dashuroj.
Si deti i gjerë,
këndoj,
një jetë të tërë
s’pushoj.
Nëpër shigjet ku çel jeta,
shok i dashur ty të gjeta,
unë ty.
Moj rini, rini me nure,
ku hedh hapin çelin lule,
ç’bukuri.
Në krah na mori jeta plot lumturi,
dhe u lind motiv i ri;
vrapon tek unë,
unë fluturoj tek ti.