Sociologu Gëzim Tushi ka folur së fundmi për një temë që prek thuajse çdo familje që kanë fëmijë. Duke cituar një filozof britanik që thotë se “Fëmijët e sotëm dalin në ajër, në natyrë, më pak se të burgosurit” është e tmerrshme!
Në fakt, po të mendosh orët e gjata që fëmijët kalojnë pas telefonave, koha që kalojnë në natyrë mund të jetë edhe më e shkurtër se e të burgosurve.
“Është e tmerrshme! Ky obligimi i tërë kohës të fëmijëve, në procesin e zhvillimit të tyre intelektual, është strapacim dhe është në kundërsens me zhvillimin moshor; është në kundërsens me zhvillimin e tyre të natyrshëm.
Një fëmijë që të zhvillohet në mënyrë integrale ka nevojë që të zhvillohet mendërisht, fizikisht, emocionalisht, pra janë disa komponent. Nuk është vetëm një komponent, të mësosh gjuhët e huaja apo të mësosh shkenca të caktuara për të qenë konkurrues. “, ka deklaruar ai .
Më tej, Tushi ka deklaruar se sot fëmijët rrinë të mbyllur në shkollë, kurse ndërsa frekuentojnë shumë rrallë për të mos thënë fare natyrën.
“Kjo ka bërë që të reduktohen dy gjëra të rëndësishme: koha e lirë e fëmijëve që është reduktuar në minimum… Unë po ju them, është një filozof, një sociolog shumë i shquar, dhe ai thotë: “Fëmijët e sotshëm dalin në natyrë, më pak se të burgosurit”.
Është e tmerrshme! Të burgosurit, thotë ai, marrin kontakt me ajrin dhe me natyrën më shumë.
Sepse ne fëmijët i çojmë në shkollë, janë të mbyllur në aulat e mësimit, i çojmë andej i marrim në shtëpi, hamë drekë, i çojmë në kurs, nga kursi në kurs, në shtëpi, në gjumë, në krevat”, tha ai.
Ndërkaq ky cikël i mbyllur i tyre i pengon ata me zhvillimin. Prindi duhet të kuptojë një gjë, gjëja më e rëndësishme për fëmijët është loja! Loja është kontakti me natyrën dhe kontakti me natyrën zhvillon tek fëmija shumë gjëra. /living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
PANO TAÇI: DUA TË DI CILI JAM ME KAQ PLAGË NË GJI…
Poezi nga Pano Taçi
Kërkoj veten që s’e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.
Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m’i la.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult