Gibran: Duhet një jetë për ta harruar dikë…

ObserverKult ju sjell thënie nga personalitete të njohura:

Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk e ekziston vërtetë, ne e krijojmë atë. Ajo që nuk ekziston është vetëm diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm./Franz Kafka

Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh./Ualt Disney

Duhet vetëm një minutë për të të ngazëllyer dikush, një orë për të të pëlqyer dikush dhe një ditë për ta dashuruar dikë, por duhet një jetë për ta harruar dikë./Khalil Gibran

Poezia është më afër të vërtetës njerëzore se sa historia./Platoni

Për aq kohë sa i besoni vetes, ju do të dini si të jetoni./Gëte

Në qendrën më të thellë të qenies tonë, ne jemi krijesa shoqërore. Mendimi se dikush mund të fillojë diçka nga e para, i lirë nga e kaluara, ose pa qenë borxhli ndaj askujt, nuk mund të ketë imagjinim më të gabueshëm./Karl R. Popper

Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurt./Arthur Schopenhauer

Frytet më të ëmbla i kanë drunjtë që rriten ngadalë./Molière

Janë tre gjëra të cilave çdo njeri i mençur u frikësohet: detit me stuhi, natës pa hënë dhe zemërimit të njeriut të butë./Patrick Rothfuss.

Nuk besoj që ekziston ndonjë kualitet më esencial për çdo lloj suksesi se sa këmbëngulja. Ajo tejkalon pothuajse gjithçka, madje edhe natyrën./John D. Rockfeller

ObserverKult

dashuria nga khalil gibran
Khalil Gibran

——————

Lexo edhe:

GIBRAN: MË ËSHTË LODHUR SHPIRTI NGA LLAFAZANËT

Zgjohem në mëngjes dhe shoh fjalët, ulur pranë meje, në faqet e letrave, gazetave dhe revistave. Dhe fjalët më hedhin shikime, plot dinakëri dhe gënjeshtra.
Atëherë, ngrihem dhe shkoj e ulem pranë dritares, për ta çliruar veten time nga veli i gjumit, me një filxhan kafe, por edhe fjalët ngrihen, më ndjekin pas dhe vijnë ulen përballë meje, të paturpe dhe djallëzore…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU