Gibran: Ti do të largohesh pa e ditur që ti je jeta ime

gruaja ime dashuria nga khalil gibran

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit Khalil Gibran:

– Një ditë do të më pyesësh se cila është më e rëndësishme? Jeta ime apo jotja? Unë do të them se është jeta ime dhe ti do të largohesh pa e ditur që ti je pikërisht ajo.

– Dhe mos harroni se, toka kënaqet kur i ndjen këmbët tuaja të zbathura dhe erërat dëshirojnë të luajnë me flokët tuaja.

– Ne të gjithë jemi të ndritur si hëna, por gjithashtu kemi edhe anën tonë të errët.

– Duajeni njëri-tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie: Le të jetë më tepër një det lëvizës midis brigjeve të shpirtrave tuaj.

– JAM INJORANT i së vërtetës absolute. Por unë jam i përulur para injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe shpërblimi im.

– Dashuria nuk e njeh thellësinë e saj deri në orën e ndarjes.

– Të dua kur përkulesh në xhaminë tënde, gjunjëzohesh në tempullin tënd, falesh në kishën tënde. Sepse ti dhe unë jemi bij të një religjioni, dhe ai është shpirti.

– Ata më konsiderojnë të çmendur, sepse nuk do t’i shes ditët e mia për ar; dhe i konsideroj të çmendur sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.

– Prova e vërtetë e sjelljeve të mira është të jesh në gjendje të durosh këndshëm sjelljet e këqija.

– Midis asaj që thuhet dhe asaj që nuk thuhet, dhe asaj që nënkuptohet dhe nuk thuhet, humbet pjesa më e madhe e dashurisë.

– Pjesa më e madhe e dhimbjes suaj është zgjedhje e juaja.

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

A S’MË THUA, PSE VALLË, IA KE FRIKËN DASHURISË?… POEZI NGA KHALIL GIBRAN

Pse ia ke frikën asaj, moj e vogla ime?
A ke frikë nga rrezet e diellit?
A ia ke frikën ardhjes së pranverës?
A s’më thua, pse vallë, ia ke frikën dashurisë?
E di që pak dashuri nuk të kënaq.
Siç e di se pak dashuri nuk më kënaq.
Unë dhe ti nuk do të kënaqemi kurrë me pak.
Ne duam shumë,
ne duam gjithçka.
Duam të plotën, të përsosurën.
Prandaj, mos ia ki frikën dashurisë, o mikja e zemrës sime!
Detyra jonë është t’i nënshtrohemi asaj,
pavarësisht nostalgjisë dhe dhimbjes në të.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU