Gibran: Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

gruaja ime dashuria nga khalil gibran

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Khalil Gibran:

“Udhëto dhe mos i trego askujt. Përjeto një dashuri të vërtetë dhe mos i trego askujt. Jeto i lumtur dhe mos i trego askujt. Njerëzit i shkatërrojnë gjërat e bukura!!!”

“Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”

“Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.”

“Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.”

“Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës. Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

ËSHTË NJË DASHURI E FORTË QË PËRJASHTON ÇDO NDARJE…

Nga Khalil Gibran

Këtu dashuria fillon ta transferojë prozën e jetës në himne e këngë lëvdatash plot muzikë, që e kompozuar natën, do të këndohet gjatë ditës. Këtu rrethi, unaza e dashurisë ritërheq vellon e saj dhe ndriçon të fshehtat e zemrës, duke krijuar një gjendje lumturie që asnjë lumturi tjetër nuk mund t’ia kalojë, përveç asaj të shpirtit në momentin që përqafon Zotin.

Martesa është bashkimi i dy qenieve të shenjta që do të bëhen shkak për lindjen e një qenieje të tretë mbi tokë.

Është bashkimi i dy shpirtrave në një dashuri të fortë që përjashton çdo ndarje.
Është ai bashkim i lartë që shkrin njësitë e veçanta në një të vetme, në brendësi të dy shpirtave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult