Giuseppe Ungaretti: Fli tani, moj zemër e shqetësuar…

Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Fli tani, moj zemër e shqetësuar,
Hë pra, fli, fli tani.

Fli pra,
Dimri të ka pushtuar, të kërcënon,
Të bërtet: “Do të të vras.
Gjumë s’do të kesh ti më”.

Goja ime zemrës sate i ofron paqe, më thua:
Hë, pra fli, fli e qetë,
Hë, pra dëgjo,
Dashurinë tënde
Që të mundesh vdekjen, zemër e shqetësuar.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult


Lexo edhe:


“NDJENJA E KOHËS”, MES JETËS DHE VETËSHKATËRRIMIT- NJERIU I UNGARETTI-T FLET SHQIP

“Në ka ndonjë ndjesi të përhershme që ndjek punën e përkthyesit, ai është dyshimi, e sidomos kur vjen çështja te një poet si Giuseppe Ungaretti, themeluesi i rrymës së hermetizmit, i dhënë as zbulimit dhe përdorimit të fjalës si një entitet me valencë të mëvetësishme, ky dyshim të gërryen jo vetëm gjatë përkthimit, por edhe shumë më pas”.

Ky është shqetësimi që ka shoqëruar përkthyesen Aida Baro gjatë gjithë procesit të përkthimit në gjuhën shqipe të vëllimit poetik “Ndjenja e kohës”, e poetit italian Giuseppe Ungaretti, i cili tashmë është në duart e lexuesit nga shtëpia botuese “Pegi”.

Përballë një autori si Ungaretti, që tenton të hulumtojë në honet më të thella të shpirtit njerëzor, dhe një vepre të shkruar thuajse një shekull më parë, çdo përkthyes do të ndihej i turbulluar, deri diku i stepur, por për Baron sjellja në shqip e tij ishte një sfidë, ku pas çdo vështirësie zbulohej kënaqësia e zbulimit.

“E rëndë i është barra e jetës/Si për atë milingonën atje në dhe/Që branë heq flatrën e bletës së vdekur”, shkruan Ungaretti në poezinë “Lutja”.

“…Për mua nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë njohja nga afër me poetin, sepse gjuha e tij e lartë, simbolika dhe zbulimi i saj, e shndritshmja që del në pah, duke rrëmuar në të errëtën e tij, është si puna që duhet bërë për të pastruar e gdhendur faqet e diamantit”, shprehet Baro në parathënien e vëllimit poetik, në qendër të të cilit është njeriu me dilemat e tij të mëdha, me zgjedhjet që në kohën e Abelit dhe Kainit, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes jetës dhe vdekjes.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU