Gjashtë autorë shqiptarë do të përkthehen në katër gjuhë të huaja

Foto ilustrim

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri ka shpallur 6 autorët shqiptarë fitues të fondit të përkthimit. Veprat e Arjan Lekës, Zija Çelës, Rudi Erebarës, Tom Kukës, Bashkim Shehut dhe Natasha Lakos do të përkthehen në greqisht, frëngjisht, spanjisht dhe italisht, ndërsa gjuha e botëve, anglishtja mungon.

Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës së Librit tha se përkthimi i librit shqip është përparësi.

Arjan Leka që do përkthehet greqisht me “Hartë memece për të mbyturit” ku deti është pengesë dhe mundësi, si mbyllje e mbytje, u ndal te izolimet ideologjike e estetike. Ai tha se letërsia jonë e tejkaloi izolimin ideologjik, transmeton ‘rtklive’.

Juria e këtij fondi përbehej nga Ben Andoni, Diana Kastrati dhe Esmeralda Kromidha.

LEXO EDHE: Ngrihet Qendra Kombëtare e Librit, Alda Bardhyli: Prioritet, letërsia dhe autorët shqiptarë