Gjejnë në shtëpi, pasqyrën e mbretëreshës së fundit franceze!

Foto ilustrim

Një familje mëson papritur, se pasqyra e varur prej 40 vjetësh te shkallët, dikur i përkiste mbretëreshës së fundit të Francës: Maria Antoinette! Vlera e saj, llogaritet më shumë se 11 mijë euro.

Kjo familje ishte me të vërtetë në shok, kur mësoi se pasqyra që ata nuk i kishin kushtuar rëndësi, ishte një thesar i vërtetë, raporton “DailyMail”.

Antiku kishte qenë në murin e tualetit, për 40 vjet – me pronarin në dijeni, se ishte përdorur nga mbretëresha e fundit e Francës.

Me përmasa 50 cm me 40 cm, mendohet se ka qenë pjesë e rëndësishme e një prej pallateve mbretërore franceze, të Antoinette-ës. Pasqyra, tashmë mendohet të arrijë të paktën 11 mijë euro, në një ankand në Bristol.

Mendohet se, kjo pasqyrë i përkiste gruas së Napoleonit, Eugenie-së, e cila ishte e apasionuar pas mbretëreshës Antoinette. Eugenie, bleu sende nga pasuria e saj personale, madje mbajti një ekspozitë për nder të saj.

Ajo u bë pjesë e pronësisë aktuale në fillim të viteve 1980, kur u dha përmes trashëgimisë.

Aiden Khan i Ankandeve në Lindjen e Bristolit, tha: “Është e jashtëzakonshme të mendosh se kjo pasqyrë, me historinë e saj të pabesueshme, ka qenë e varur në një mur të tillë, për kaq shumë kohë”.

Pasqyra është montuar në një kornizë të gdhendur imtësisht, me gjethe dhe hardhi, në përpjekje për ta bërë edhe më të përdorshme, transmeton ‘konica.al’.

Atë e bleu në vitet 1950, një mik i familjes së pronarit të tanishëm dhe kur blerësi origjinal u nda nga jeta në vitet tetëdhjetë, ajo u trashëgua nga gjyshja e pronarit aktual.

Në të vërtetë, ata nuk menduan ndonjëherë se ajo vlen, duke e konsideruar më shumë një objekt interesant sesa me vlerë. Pasqyra paraqitet si pjesë e specialistit të Bristolit “Fine Art & Antiques Ankand”, që do të mbahet ditën e premte, më 13 nëntor në orën 10:00.