Gjenden dy varre mbretërore të Kohës së Bronztë

Arkeologët kanë zbuluar dy varre mbretërore në Greqi me stoli e artefakte që datojnë të vjetra mbi 3 mijë vjet.

Në këtë zbulim përfshihet një unazë prej ari në të cilën shihet një dem, si dhe një varëse që tregon perëndeshën egjiptiane, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit nga SHBA-ja thonë se zbulimi i tyre do të ofrojë të dhëna të reja rreth tregtisë dhe kulturës së Mycenaean, të Greqisë.

Zbulimet gjenden afër pallatit të Kohës së Bronztë të Pylos në Greqi.

Ato nuk janë largë nga një varr tjetër i rëndësishëm i gjetur në 2015-ën, i cili besohet se është i një udhëheqësi të hershëm të këtij qyteti.

Unaza e artë shfaq jetën e ditëve të hershme të agrikulturës, raporton BBC.