Gjendet i pajetë në Paris aktori i famshëm, kishte shkuar për pushime…

Aktori hollivudian, Andrew Prine, është gjetur i vdekur në hotelin ku po qëndronte në Paris.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga gruaja e tij. Aktori ndërroi jetë për shkaqe natyrale në moshën 86-vjeçare.

Gruaja e tij, Heather Lowe konfirmoi lajmin për mediat e huaja duke thënë: “Ai ishte princi më i ëmbël”, transmeton ‘gazetashqiptare’.

Ai njihej më së shumti për rolet në filmat si “Chisum”, “Wide Country” dhe “The Town That Dreaded Sundown”.

Në fillim të karrierës së tij, aktori performoi në Broadway në “Look Homeward Angel”. Prine u bë i famshëm në vitet 1960 pasi siguroi rolin e tij në Wide Country të NBC.

RIP: Bota e aktrimit është në zi me lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur të skenës dhe ekranit, Andrew Prine

Broadway: Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Broadway në 1958 në Thomas Wolfe's Look Homeward, Angel, duke marrë rolin nga Anthony Perkins.

Lexo edhe:

KUSH ISHTE ENVER HYSENI, U NDA NGA JETA DY DITË MË PARË

U nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 71-vjeçare aktori Enver Hyseni. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Teatrit Migjeni në Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.

Aktori shkodran, i përket brezit të artë të teatrit “Migjeni”. Ai ka marrë pjesë në interpretime të shumta dhe në shfaqjet që janë vënë në skenë dhe kanë shënjuar artin shqiptar.

Ndër veprat ku ai ka marrë pjesë, kujtojmë dramat “Baca i Gjetjave”; “Çështja e Blertës”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU