Kush ishte Enver Hyseni, u nda nga jeta dy ditë më parë

U nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 71-vjeçare aktori Enver Hyseni. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Teatrit Migjeni në Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.

Aktori shkodran, i përket brezit të artë të teatrit “Migjeni”. Ai ka marrë pjesë në interpretime të shumta dhe në shfaqjet që janë vënë në skenë dhe kanë shënjuar artin shqiptar, transmeton ‘gazeta dita‘.

Ndër veprat ku ai ka marrë pjesë, kujtojmë dramat “Baca i Gjetjave”; “Çështja e Blertës”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve”. 

Aktiviteti i tij në teatër, komedi e film ka vazhduar edhe gjatë viteve 2000. Mjafton të përmendim disa prej tyre: “Ylli i mëngjesit” ; “Një histori humbësish ose Mos pështyni përtokë”, “Rëndësia për të qenë Ernesto”, “Kandili i argjendtë” ; “Shën Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku që fal gjakun”, etj.

Kush ishte Enver Hyseni?

Aktori lindi në Shkodër më 1 gusht 1951. Mori mësime aktrimi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) dhe i ndërpreu studimet për arsye ekonomike.

Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku edhe pensionohet më 2016. Në këtë periudhë 40-vjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko etj.

Në rolin e tij të fundit, Enver Hyseni zgjodhi që të jetë vetja, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri.


Lexo edhe:


NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR

ObserverKult