Gjendet i vdekur aktori i njohur, trupi i tij u gjet jashtë një fabrike…

U nda nga jeta aktori i njohur Frank Vallelonga Jr.

Bëhet me dije se aktori i njohur është gjetur i vdekur në Bronx. Sipas raportimeve mësohet se trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine.

Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, por gjetjet paraprake tregojnë për një mbidozë droge, thanë burime policore për New York Post.

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar pasi është akuzuar se ka fshehur kufomën e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 35-vjeçari është kapur në kamera duke hedhur trupin e aktorit nga një automjet në Bronx. Ndërkohë, pritet hetimi përfundimtar për shkakun e vdekjes./(gazetashqip)


Lexo edhe:

ÇFARË “TESTAMENTI” E KISHTE LËNË AKTORI I NJOHUR, BEKIM FEHMIU…

Sivjet janë bërë 12 vjet prej kur Bekim Fehmiu ndërroi jetë. La pas vetes djemtë dhe bashkëshorten Branka Petriq.

Aktorja Branka Petriq ka pohuar në intervista të ndryshme se ende e ka të freskët në kujtesë ditën kur i dashuri i saj, Bekimi, e la këtë botë. Gjërat e tij personale Branka i ruan me devotshmëri në shtëpi.

“…Atë ditë ishte tmerrësisht nxehtë, e mbajë në mend për mrekulli. Ai më nuk është, por gati gjithçka që i takoi atij, gjërat e tij, syzet, topat për ushtrimet e dorës. Rrobat, janë në shtëpi dhe për mua secila ditë është e njëjtë sikur këto dhjetë vjet që kaluan”, tha ajo.

Artist i njohur, Bekim Fehmiu, e kishte lënë edhe një si testament, për t’i recituar në mbledhjen komemorative në Prishtinë: “Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU