Gjendet i vdekur këngëtari i famshëm

Njëri nga reperët më të famshëm në SHBA në tri dekadat e fundit, Shock G ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Legjenda e repit u gjet pa ndjenja në një dhomë hoteli në Tampa. Babai i Shock ka thënë se nuk e dinë ende arsyen e vdekjes, pa dal rezultate e autopsisë.

Shock G kishte krijuar labelin e tij Digital Underground duke nxjerrur shumë hite për plot repera të njohur.

Madje, i njëjti ishte personi i parë që e kishte afirmuar Tupac Shakurin në rep, transmeton ‘indeksonline’.

Shock ishte i njohur edhe për bashkëpunimet me 2Pac, Dr. Dre , Prince dhe KRS-One.

LEXO EDHE: Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”