Aktori i njohur Bob Saget, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Lajmi u konfirmua për mediat nga familja e tij të cilët treguan se Bob u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Florida, pas një shfaqjeje në Jacksonville.
“Ne jemi të shkatërruar nga lajmi se Bobi ynë i dashur ka vdekur sot. Ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë ai i donte fansat e tij dhe kënaqej duke luajtur live dhe duke bashkuar njerëzit përmes së qeshurës.”, thuhej në deklaratë, transmeton ‘lapsi.al’.
Saget ishte i njohur për rolet e tij në serialet ”How I Met Your Mother” dhe “Fuller House”.
Lexo edhe:
NDËRROI JETË NGA COVID-19, FAMILJARËT E KËNGËTARIT TË FAMSHËM: DO TË KISHTE MBIJETUAR NËSE…