Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij aktori i njohur, Johnny Hardwick

Ylli i King of the Hill, Johnny Hardwick, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Aktori i talentuar i cili luajti teoricienin e konspiracionit të Hank Hill, në serialin ikonik të animuar në 258 episode nga 1997-2010, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Teksas.

Hardwick u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa shkaku i vdekjes aktualisht nuk dihet, raporton TMZ.

E Hardwick ishte po ashtu shkrimtar, redaktor dhe producent për shfaqje, duke shënuar katër nominime në Prime Time Emmy .

Në vitin 1999 ai fitoi një çmim Emmy për punën e tij si producent në King of the Hill./gazeta-shqip.com

ObserverKult


Lexo edhe:

GJENDET I VDEKUR AKTORI I NJOHUR, TRUPI I TIJ U GJET JASHTË NJË FABRIKE

U nda nga jeta aktori i njohur Frank Vallelonga Jr.

Bëhet me dije se aktori i njohur është gjetur i vdekur në Bronx. Sipas raportimeve mësohet se trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine.

Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, por gjetjet paraprake tregojnë për një mbidozë droge, thanë burime policore për New York Post.

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar pasi është akuzuar se ka fshehur kufomën e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 35-vjeçari është kapur në kamera duke hedhur trupin e aktorit nga një automjet në Bronx. Ndërkohë, pritet hetimi përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult