Një vepër arti e artistit britanik të grafiteve Banksy, e cila u vodh vitin e shkuar nga salla e muzikës “Bataclan” në Paris është gjetur nga policia në Itali.
Piktura që përshkruan figurën e një femre me një shprehje të zymtë, u realizuar për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist në vitin 2015 në këtë teatër.
Sipas gazetës italiane La Repubblica ajo u gjet në një fermë në rajonin e Abruzzo. Prokurori i rajonit Michele Renzo tha se piktura u gjet falë një bashkëpunimi të prokurorisë me policinë franceze.
Muralja u raportua e vjedhur në janar të vitit 2019.