Gjendet një disk i rrallë gramafoni i Beatles në një dyqan bamirësie në Londër

Është gjetur një disk i rrallë gramafoni i grupit The Beatles në një dyqan bamirësie në Londër nga menaxherja Jaime-Marie Madden.

Menaxherja Madden punon në një dyqan bamirësie të ‘Cancer Research UK’ në Enfield, në veri të Londrës. Me gjetjen e diskut, ajo fillimisht mendoi se vlente vetëm disa qindra paund.

“Ishte në gjendje të mirë, me vetëm disa shenja, kishte disa gërvishtje, shenja, dhe njolla. Ka pasur edhe një emër të shkruar në anën e pasme”, tha Maden.

Albumi, i cili përmban hite si ‘Love Me Do’, ‘PS I Love You’ dhe kënga titullare ‘Please Please Me’, përmban etiketën e zezë Parlophone me tekst ari.

Ky detaj është i rëndësishëm, pasi disqet stereo u prodhuan vetëm në sasi të kufizuar në vitin 1963.

“Për fat të mirë, në ‘Cancer Research UK’ ne jemi të trajnuar për të gjetur donacione që mund të mbledhin më shumë para për shpëtimin e jetës, kështu që pasi bëra disa fotografi dhe kërkuam në Google, e dija se kishim në dorë diçka të veçantë,” shtoi Madden.

Gjetja u përpunua nga një ekip tregtar online dhe u rendit në eBay me një çmim fillestar prej 1,499,99 £ (1,755,31 €), përpara se të blihej për një ofertë fituese prej 4,211,89 £ (4,928,33 €).

Mike Kuklenko, një ekspert i vlerësimit të disqeve në ‘Harper Field Auctioneers And Valuers’, tha: “Please Please Me” nga The Beatles, në këtë format është një rekord tepër i rrallë .

“Ne jemi gjithmonë mirënjohës për njerëzit që dhurojnë për bamirësinë dhe ne gjithmonë përpiqemi të përfitojmë sa më shumë nga donacionet. “Është fantastike të shohësh që këto para shkojnë për një kauzë kaq të rëndësishme”, tha Kuklenko. / euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KATËR FILMA PËR KATËR ANËTARËT E “THE BEATLES”, JA KUR PRITET TË LANSOHEN

Filmbërësi, fitues i çmimit Oscar, Sam Mendes ka fituar të drejtën e plotë të krijojë katër filma për katër anëtarët e bendit “The Beatles” Paul McCartney, John Lennon, George Harrison dhe Ringo Starr ndërkaq mendohet të lansohen në vitin 2027.

Filmat që do të bëhen për anëtarët e “The Beatles” do të jenë krejtësisht të ndryshëm, ndërsa supozohet të vinë në të njëjtin vit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALEKSANDËR BLLOK: DO TË KËNDOJ PËR TY SA QIELLI TA NDJEJË ZËRIN TIM

O, dashuria ësht’ e lirë,
Por mbeta robi tënd!
Por shoh në ëndrrën më të dlirë
Të zjarrtin trup që çmend!

Për krahët e bukur fortpushtues,
Për syrin që shkëlqen,
Për ta pasioni kotshpresues
Të fle s’më lë Karmen!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult