Gjendet piktura e “Andre Derain” e vjedhur nga nazistët

Piktura e Andre Derain quhet ‘Pylli me pisha’. Një pikturë që iu rikthye familjes së zotëruesit të saj të parë, një koleksionist arti me origjinë hebraike, i cili vdiq në një kamp përqendrimi nazist në janar të vitit 1945.

Qyteti i Marsejës në Francë, ekspozoi këtë pikturë në muzeun Cantini, dhe u urdhërua nga gjykata që t’ia kthente këtë pikturë familjes së blerësit të saj fillestar, raporton “Euronews”, transmeton “zeri.info”

“Dua që t’i kushtoj një homazh të veçantë, njeriut që kishte perceptuar vlerën e jashtëzakonshme të kësaj pikture, dhe të cilit po ja kthejmë sot, në mungesë, këtë pronë.

Rene Gimpel, e bleu pikturën në vitin 1921, nga një tregtar tjetër arti, por mbi të gjitha ai ishte një hero i Rezistencës”, u shpreh Benoit Payan, kryetari i Bashkisë së Marsejës.

Pasi u largua nga Parisi, Rene u strehua në Marsejë. Rreth 80 vepra që ai posedonte u konfiskuan nga nazistët, dhe në mënyrë që të mbijetonte dhe të financonte rrjetin e rezistencës, ai u detyrua që ta shiste pikturën me pisha. Këtë shitje të detyruar gjykatat franceze e kanë konsideruar si zhvatje klasike.

Rreth 100000 vepra arti u vodhën në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 60000 prej të cilave u gjetën në Gjermani dhe pastaj u rikthyen në Francë.