Gjergj Leka për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit: Na preve krahët

Kolegu i Kujtim Prodanit që u nda dje nga jeta në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën me Covid kujton premtimin që kantautori i kish bërë.

Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Gjergj Leka shprehet se Prodani i kish premtuar që do iknin bashkë nga jeta pas të 70-ve dhe se me këtë ikje të parakohshme ia ka prerë krahët.

STATUSI I GJERGJ LEKËS

O Kujtim si kështu… E kishim lënë të iknim pas shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete… Na preve krahët./BW