Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’

Pas dorëheqjes së Altin Bashës, teatri “Eksperimental” ka nga një drejtor të ri. Koreografi Gjergj Prevazi, është i përzgjedhuri i Këshillit të Ministrave, ndërsa  në garë morën pjesë edhe katër kandidatët të tjerë Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani.

Gjatë prezantimit të platformës së tij pak ditë më parë në Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, Prevazi u shpreh se në menaxhimin e mundshëm të kësaj skene ai do ta trajtonte teatrin si një hapësirë lirie dhe një të mirë publike që duhet trajtuar me kujdes.

Ndërkaq premtoi një imazh të ri të këtij teatri nga pikëpamja estetike, tematike e përmbajtësore./shqiptarja.com

ObserverKult


Altin Basha

Lexo edhe:

ALTIN BASHA EMËROHET DREJTORI I TEATRIT KOMBËTAR

Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë.

Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”.

Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult