Fjala “inshallah”, me përdorim të përditshëm në jetën e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.
Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, ”Duden”, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “inshallah” është shtuar si “inschallah”.
Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”.
Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala e ka origjinën nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e myslimanëve.
Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës nga ”Duden”/AFP.