Gjirokastra kthehet sot në kryeqytetin e kulturës shqiptare për të zhvilluar për një javë Festivalin Folklorik Kombëtar. Edi Rama ka ndarë një video nga skena ku pritet të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria. Rama shkruan se hyrja është falas në të gjitha ditët e festivalit
Gjirokastra kthehet sot në kryeqytetin e kulturës shqiptare për të zhvilluar për një javë Festivalin Folklorik Kombëtar. Rama ka ndarë një video nga skena ku pritet të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria. Dhe mesa duket, këtë vit është zgjedhur të ‘luhet’ me ngjyrat e lehta verore dhe e qëndisur.
Rama shkruan se hyrja është falas në të gjitha ditët e festivalit.
“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër
HYRJA E LIRË në të gjitha ditët e festivalit.”-shkruan Rama.
Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.
Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri./shqiptarja
ObserverKult
Lexo edhe:
GJIROKASTRA QYTETI MË I BUKUR I SHQIPËRISË, ATY KU “FLASIN” EDHE GURËT
Gazetari spanjoll, Angelo Nero, i ka kushtuar një reportazh Gjirokastrës, duke e cilësuar si qytetin e gurëve që “flasin”.
Ai ka rrëfyer për medien spanjolle, historinë e këtij qyteti që, sot, tërheq mjaft turistë.………..
Tekstin e plotë e gjeni KËTU