Gjithçka gati për “Oscars 2021”, këtë vit më ndryshe

oscars

Nata më e rëndësishme e Hollivudit, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”, pas disa vonesave për shkak të pandemisë, do të mbahet, më 25 prill me disa ndryshime. Kjo ceremoni, nuk do të mbahet në shtëpinë e saj në “Dolby Theatre”, por do të ndahet në dy lokacione në Los Angeles.

Përderisa nuk do të ketë fjalime të mbajtura në mënyrë virtuale, të nominuarit do të marrin pjesë fizikisht duke respektuar masat mbrojtëse. Kurse në mesin e prezantuesve të këtij eventi do të jenë: Halle Berry, Bong Joon Ho, Bryan Cranston, Laura Dern, Renee Zellweger, Zendaya e shumë të tjerë.

Me një listë të gjerë të konkurrentëve, ishin disa filma të cilët morën numër të madh të nominimeve, sikurse për realizimin ashtu edhe për performancat e aktorëve.