“Gjithologë vs ekspertë” nga Çapajev Gjokutaj

Çepajev Gjokutaj adem jasharin
Çapajev Gjokutaj

Nga Çapajev Gjokutaj

M’u desh të shfletoja disa shënime të kohës së karantinës kundër covidit. Më ra veçanërisht në sy njeri ku shënoja se në banaqet televizive ishin pakësuar gjithologët dhe qenë shtuar goxha ekspertët, kryesisht mjekë, por edhe ekonomistë, statisticienë, kimistë, biologë etj., jo vetëm nga ata ‘brenda unazës e këndej bulevardit’, por edhe nga diaspora.

Vetëm se nuk durohen, ironizoja. Moderatori a moderatorja i pyet, kurse ata jo rrallë ia kthejnë: këtë duhet ta thotë imunologu, unë jam infeksionist; këtë duhet ta thotë ndonjë ekonomist, unë jam biolog’.

Hajde e prit imunologun, ekonomistin etj. Kanë lezet gjithologët, përgjigjen tak fak për gjithçka e për gjithkënd. Hazërxhevap hesap, bluajnë si mulli pa drithë.

Tek po e lexoja nisa të vrisja mendjen pse gjatë karantinës ekspertët ishin aq të shumtë në emisionet televizive, por pastaj u pakësuan sërish.

Mundet që drejtuesit e emisioneve, më shumë se për të vërtetat janë të interesuar për spektakël dhe ekspertët s’para ia thonë për thiatro në publik, ishte shpjegimi i parë.

Njerëz të punës dhe s’kanë shumë nge për ekrane e biseda, ishte shpjegimi tjetër. Në ato ditë mbylljeje të detyruar në shtëpi, veç që ishin të ngeshëm e mund të lidheshin në skype, kishin edhe motive më të fuqishme për të dalë në publik, për t’iu gjendur sidokudo njerëzve.

Po ku ta dish, shtova, se edhe pasiguria e frika e karantinës nuk i kanë nxitur t’i dëshmojnë vetes vitalitet e gjallëri.

ObserverKult


Çepajev Gjokutaj adem jasharin
Çapajev Gjokutaj

Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: A I LEJOHET BURRIT TË QAJË?

Nga Çapajev Gjokutaj

A i lejohet burrit të qajë? Opinionet janë të shumta dhe shpesh përjashtojnë njeri-tjetrin.

Burrit i ka hije loti, por jo të qarat e vajtimet; këto janë për gratë, thonë se thotë qëndrimi tradicional.

Nuk është e rastit që në disa krahina, kur vdes dikush, burrat zhvendosen tek ndonjë fqinj a i afërm. Gjithsesi pak larg, të mos dëgjojnë vajtimet e grave se ligështohen e mund të qajnë dhe ata.

Burri nuk duhet të qajë me të madhe, por a nuk qe burrë Lekë Dukagjini që kur vdiq Skënderbeu ‘si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit e, duke çjerrë krahërorin e duke çkulur mjekrën dhe flokët’ dha lajmin e kobshëm?

Vajtime të tilla, bërë prej burrash që çkulin mjekrën e çjerrin krahërorin, kanë qenë të zakonshme, madje gati-gati të detyrueshme, gjatë gjamës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Çepajev Gjokutaj adem jasharin
Çapajev Gjokutaj

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: JEMI MË TË LIRË APO MË TË VETMUAR?

Nga Çapajev Gjokutaj

‘Nga je?’, pyesim sot kur duam të dimë qytetin, fshatin a krahinën ku ka lindur a banon bashkëbiseduesi. Rrallë e më rrallë, përdoret versioni ‘Nga të kemi?’, që në fëmininë time ishte mbizotërues.

Në fakt edhe ‘Nga je?‘ edhe ‘Nga të kemi?’ kërkojnë të njëjtin informacion nga tjetri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult