Gjoka: “E pashpjegueshme që Anton Pashku nuk është pjesë e programeve mësimore…”

anton pashku vasha deshta

Në Tiranë u promovua libri “Hejza e Pashkut” me autor Behar Gjokën. Kjo veprimtari u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Buzuku” në Prishtinë.

Studiues dhe autorë të ndryshëm që morën fjalën në promovim, Abdullah Zeneli, Vjola Isufaj, Namik Dokle dhe Pandeli Koçi u ndalën në vendin e rëndësishëm që zë vepra letrare e Anton Pashkut, në letërsinë bashkëkohore shqipe.

Po ashtu, ata theksuan veçanësinë e kësaj vepre në rrafshin estetik, sidomos në prozën e gjatë dhe të shkurtër, po edhe në dramatikën e lëvruar prej tij, si një kontribut në komunikimin me pjesën tjetër të letrave shqipe, transmeton “ATSH”.

Vepra e gjerë letrare e Anton Pashkut, pavarësisht formës së përveçme estetike, zhanreve dhe tipeve letrare, përbën një realitet unik tekstesh, që zbulohet pambarimisht vetëm nga leximet dhe rileximet e tyre.

Sipas studiuesit Behar Gjoka, është e pashpjegueshme që shkrimtari Anton Pashku nuk është pjesë e programeve tona mësimore, pasi ende trajtohet si një shkrimtar i “jashtë kufijve”.

“Hejza e Pashkut” është një përpjekje serioze e Gjokës për të hetuar dhe nxjerrë në pah vlerat estetike të këtij shkrimtari modern, që meriton të zërë vend në një nga kulmet e bashkëkohësisë së letrave shqipe.

————————————-

Lexo edhe:

ANTON PASHKU: QAJNË KUR DUHET TË GËZOHEN, GËZOHEN KUR DUHET TË QAJNË…

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik, një fshat afër Prizrenit dhe vdiq më 31 tetor 1995 në Prishtinë.

Pashku punoi gjatë jetës së tij në gazetën “Rilindja”, duke filluar si gazetar dhe më pas u bë redaktor i rubrikës së kulturës në këtë gazetë. Në 20 vitet e fundit, ai u bë redaktor tek shtëpia botuese “Rilindja”.

Në vitin 1955, ai filloi të botonte shkrimet letrare, ku në tregimet e tij dallohen tri qarqe themelore tematike: Ai i temës së dashurisë, i vetmisë, së kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm dhe qarku tematik, për dhunën mbi individin…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU