Gjon Muharremaj rrëfen prapaskenat e Festivalit të RTSH- ja çka i tha Alketa Vejsiu

Në natën e madhe të “Eurovision”, përfaqësuesi i Zvicrës Gjon Muharremaj, i cili është i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears, arriti që të merrte vendin e tretë.

Edhe pse përfaqësoi denjësisht Zvicrën në festivalin e rëndësishëm, Gjon ka zbuluar më herët përvojën e tij në Festivalin e Këngës në vitin 2019, se si u ftua të aplikonte e më vonë nuk u përzgjodh që të ishte konkurrent.

Për “Abc e Pasdites”, këngëtari i njohur rrëfeu se pati komunikime me Alketa Vejsiun teksa u çudit nga përgjigjet që mori.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”, është shprehur Gjon./(gazeta shqip)