Gjon’s Tears shpërblehet me çmim në “MTV EMA 2021”

Mbrëmë u mbajt ndarja e çmimeve muzikore ‘MTV EMA 2021’.

Në mesin e fituesve të shumtë ishte edhe artisti shqiptar, Gjon’s Tears i cili fitoi çmimin “Best Swiss Act”, transmeton “prive.al”.

I lumtur për këtë fitore, ai publikoi një postim në rrjetin social Instagram, ku falënderoi të gjithë fansat e tij që e kanë votuar, duke e bërë atë triumfues të çmimit.

————————————————

LEXO EDHE: “The Voice All Stars”, Gjon’s Tears befason jurinë me interpretimin e tij

Për të festuar një dekadë transmetimi të talent show-t më të njohur muzikor në botë “The Voice” Franca vjen me një model origjinal.

Pas karrigeve të kuqe të jurisë së përbërë nga yjet e muzikës franceze nuk do të jenë aspirantët për këngëtar. Por yje të njohur të industrisë muzikore të cilët do të kërkojnë riafirmimin e tyre si artistë. Por kësaj here do të duhet të kalojë nëpërmjet veshit muzikor dhe sigurisht karrigeve të jurisë.

Në puntatën e radhës në garë ishte këngëtari shqiptar Gjon’s Tears i cilli arriti të kthejë të pesë karriget e anëtareve të jurisë. Gjon’s Tears u ngjit në skenën e “The Voice All Stars” me interpretimin e këngës “Corpse” të artistes Yseult.

Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears e nisin rrugëtimin e tij në muzikë pikërisht në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”. Ku arriti të renditej i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Në vitin 2019, ai mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.

Për të pushtuar me tej në vitin 2021, skenën europiane te Eurovision song Contest. Ku u rendit i treti…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU