Gjuha shqipe, tashmë edhe në Harvard
Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e kë bërë të ditur Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe.
Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese” shkruan ai./diasporashqiptare.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR NË PARIS MËSOHEJ GJUHA SHQIPE
Lexo edhe:
GJUHA SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KARLIT NË ÇEKI
Dr.Orkida Borshi profesore e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë, Çeki, rrëfen historinë e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë.
E cilëson si i vetmi universitet i cili ofron studime të gjuhës shqipe në të tërë Çekinë dhe Sllovakinë. Po ashtu në nga arsyet që vendasit kanë fillluar të interesohen për shqipen 5-6 vitet e fundit ka lidhje me turizmin në Shqipëri dhe Kosovë.
GJUHA SHQIPE NË UNIVERSITETIN KARL NË PRAGË
Historia e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë fillon me Jan Urban Jarnikun. Ishte ky një gjuhëtar të shquar, i cili fillimisht merrej me gjuhët latine, konkretisht me rumanishten.
Gjatë hulumtimeve të tij gjuhësore Jarniku u ndesh dhe me një gjuhë intersante e cila kishte disa tipare të ngjashme jo vetëm me gjuhën rumune por edhe me gjuhët e tjera ballkanike. Gjuha në fjalë qe shqipja.
Lexo më shumë KETU