“Gjuhëtari në sytë e të birit”! Bardhyl Demiraj rrëfim për babanë, dosjen Camaj dhe shqipen

Bardhyl Demiraj në një intervistë për Abc News rrëfen marrëdhëniet me të atin, pedagogun e gjuhësisë dhe kolegun e tij Shaban Demiraj. Albanologu flet edhe për dosjen Camaj, si dhe domosdoshmërinë për rishikimin e gjuhës standard shqipe. Emocionet për të atin e tij, Bardhyl Demiraj thotë se i ka të trefishta. “Im atë ka qenë edhe mësuesi im i fundit. Emocionet lidhen edhe me atë të studentëve, por në fund të fundit mund ta konsideroja vete koleg i tij, por në një rang më të ulët”, shprehet ai.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë kujtoi gjuhëtarin e shquar dhe ish-drejtuesin e këtij institucioni Shaban Demiraj, në 100 vjetorin e lindjes. Jeta e Shaban Demirajt është e mbushur me studim, me kërkim dhe krijimtari shkencore të qëndrueshme dhe jetëgjatë.

Sepse është i tillë, u zgjodh anëtar i Komisionit Organizues dhe Delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i Merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Evropiane./ db