Gjyshi Jusuf me prejardhje shqiptare kërkon fisin e humbur (Video)

Emisioni “Shqiptarët e Turqisë”, sjell ngjarje prekëse që kanë përjetuar shqiptarët atje.

Kësaj radhe ky emision ka sjellë historinë e familjes shqiptare që jetojnë në Turqi.

Gjyshi Jusuf me prejardhje shqiptare nga Prishtina rrëfen historinë e familjes së tij. Ai edhe pse i lindur në Turqi, tregon gjithë ngjarjen në gjuhën shqipe, familja e tij kishte migruar që nga koha e Jugosllavisë për në Turqi.

Gjyshi para 7 viteve kishte vizituar Kosovën për t’i gjetur rrënjet dhe fisin e tij. Në bazë të atyre gjërave që i kishte treguar babai i tij, transmeton ‘rtklive’.

Për më shumë rreth kësaj historie ndiqeni videon e plotë:

LEXO EDHE: SHQIPTARËT E EGJIPTIT, KUR QERIM HAXHIU MË 1958 I NISI NJË MEMORANDUM PËR GOLGOTËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI

Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë më 7 shkurt 1920 në një familje qytetare, fisnike, patriotike të Lushnjës. Djali i patriotit të shquar shqiptar Bajram bej Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Qerimi shkollën fillore e kreu në Lushnjë ndërsa shkollën e mesme e kreu në Medresenë e Tiranës. Qerim Haxhiu shkollën e lartë e vazhdoi për teologji (shkenca islame) në universitetin “Al-Azhar” në Kajro, Egjipt.

Ai në vitet ‘30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjës’ i qytetit të Lushnjës.



Qerimi ishte një nga futbollistët e gjeneratës së parë të ekipit lushnjar dhe i pari që nisi “rrugën” e gjatë të mbiemrit që bëri histori në sportin lushnjar dhe atë shqiptar “Haxhiu”.

Në vjeshtën e vitit 1938 Qerimi u nis nga Lushnja me tranzit në Selanik dhe mbërriti në Aleksandri.

Kjo rrugë e gjatë për Qerimin ishte e paharruar për faktin se për të ishte rrugë pa kthim mbrapa në atdhe gjersa ndërroi jetë, por në vitin 1967 arriti të merrte një leje për vizitë në atdhe.

Patrioti Qerim Haxhiu fizikisht ishte në Egjipt, por me shpirt e zemër ishte gjithmonë në Shqipërinë Etnike…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU