“E papritur” nga Netflix: Anulohen pesë seri të njohura, s’ka sezona të reja

Netflix ka anuluar pesë seri filmike për shkak të efekteve të vazhdueshme të shtatë muajve të grevave të Hollywood-it.

9 nëntori shënoi fundin e grevës së aktorëve të “SAG-AFTRA”, por efektet e saj, dhe ajo e grevës së autorëve, vazhdojnë.

Të dyja grevat zgjatën katër muaj: protesta e autorëve të WGA (Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës) nga maji deri në shtator dhe ajo e aktorëve nga korriku deri në nëntor.

Për shkak të goditjes që patën këto greva në financat e Netflix-it, shërbimi i transmetimit ka vendosur të anulojë seritë “Glamorous”, “Agent Elvis”, “Farzar”, “Captain Fall” dhe “Shadow And Bone”, ndërsa fansat “vajtojnë” për humbjen e sezonave të reja të serive të tyre të dashura./botasot

ObserverKult


Lexo edhe:

NETFLIX NDALON NDARJEN E FJALËKALIMEVE, “SHPËRTHEN” NUMRI I ABONENTËVE TË RINJ

Platforma “streaming” e Netflix, thotë se eliminimi i fjalëkalimit dhe ndarjes së llogarisë, së bashku me ofertën e saj për një shërbim më të lirë të mbështetur nga reklamat, i ka sjellë kompanisë shumë abonentë të rinj.

Numri i abonentëve u rrit me 8.76 milionë në tremujorin e fundit. Kjo ishte dukshëm më e mirë se më pak se 6 milionë që priste Netflix.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


TË MË THUASH: “TË DUA”, GËZOHEM SI KALAMA…

Marin Soresku: Të më thuash: “Të dua”

Haj ta besojmë çdo gjë që themi.
Është një lojë shumë e bukur.
Ti të më thuash: “Të dua”
dhe unë të gëzohem si kalama,
si të më paskëshe dhuruar një biçak
me dorezë kocke.

Të më thuash çiltas
gjithë sa mendon
për fqinjët, për gjithësinë,
për shiun.
Ose të mos më thuash asgjë
dhe gjithë mendimet e mia
t’ia bëjnë me kokë
e të thonë “po”.

Ndërsa unë të të them:
“Te ky thua ti ke një liqen të thellë
dhe te thonjtë e tjerë nga një det,
Po lëvize gishtërinjtë nëpër ditët e mia,
Niagara mund të shpërthesh.”

ObserverKult