“Godzilla VS Kong” thyen rekord me fitimin prej 9.6 milionë dollarë në një ditë

Një ditë dhe një rekord i ri. Premiera e filmit “Godzilla VS Kong” ka shënuar një rekord, me arkëtime prej 9.6 milionë dollarë.

Prodhimi kinematografik ka tejkaluar pritshmëritë për nga shitja e biletave në kinema. Duke shënuar po ashtu një rekord ditor për premierën e një filmi, nga nisja e pandemisë.

Filmi tejkaloi edhe arkëtimet e “Uonder Uomen” që arkëtoi ditën e parë plot 7.5 milionë dollar./a2news.com

LEXO EDHE: “Wrath of man”, publikohet traileri i filmit të shumëpritur (Video)