
Gojëdhënë popullore
(Sferkë, Prekorupë)
Ni njeri shtatdhetë vjet ish lutë: “Hej, zot, hiqe xhehnemin!”. Zoti i tha hazreti Musás:
– Shko n’filan vên. Aty e gjân ni njeri qi â’ tu’ u lutë qe shtatdhetë vjet: “He, zot, hiqe xhehnemin!”. Mshoji me ni shuplakë!
Hazreti Musaja shkoi n’at vên edhe e gjet at njeri qi u lutke m’u hjekë xhehnemi. Kur iu afrue, i mshoi me ‘i shuplakë t’madhe: Ai njeri u kthye edhe e kqyri. S’e kish pá kurr ma përpara. Tha:
– Hej, zot, mos e hiq xhehnemin!
Hazreti Musaja i tha:
– Pse thae: “Hej, zot, mos e hiq xhehnemin!” edhe e hupe lutjen e shtatdhetë vjetve për nj shuplakë?
– Për çiftin tan, si m’rave shuplakë pa t’ba gja t’keqe, tek â’ xhehnemi i mirë, – i tha plaku.
*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I“
Përgatiti: ObserverKult
———————————–
LEXO EDHE:
Bunari i Çikave, vendi ku u mbytën disa vajza për ta ruajtur nderin
Gojëdhënë popullore
(Padalishtë, Drenicë)
Kam ní tuj folë fjalë t’popullit, sobave, se nërmje Strellcit e Deçanit âsht bunari qi thirret Bunari i Çikave. Emni i ka metë kshtu se n’vakt t’mretit, kur janë kanë ushtrija ksajde (manov-u kishin pasë thanë atyne) bâjn yrysh me i nxanë çikat e atij vêni, ku â’ bunari, e me i shnjerzue.
Përpara kanë shkue çikat e mdha deri n’shtatë –tetëmbëdhjetë vjeçe tu’ e ruejtë gjânë.
Çikat, tuj kanë pak (nja tri-katër çika ishin kanë krejt tu’ i ruejtë dhêt)…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU