Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

google

Sot shqiptarët anë e mbanë botës festojnë ditën më të rëndësishme të historisë, ditën e Pavarësisë.

Në këtë 111-vjetor, edhe motori i kërkimit Google, ka uruar shqiptarët duke u ‘veshur’ kuq e zi e duke uruar kështu 28 Nëntorin.

Nëse klikoni në imazh mund të shihni shpjegimin poshtë tij.

“Dita e Flamurit”,-shpjegon Google bashkë me një tekst të shkurtër nga Wikipedia tregon se për çfarë bëhet fjalë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

OberverKult


Lexo edhe:

“DREJT PAVARËSISË”, ÇELET EKSPOZITA ME ARTEFAKTET E FIRMËTARËVE

Muaji nëntor është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, “Nëntori i flamurit”.

Në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Drejt Pavarësisë”, e cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të firmëtarëve.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se “kjo ekspozitë nxjerr në pah gjithë kontributin e veçantë të firmëtarëve të pavarësisë”.

“E veçanta e kësaj ekspozite qëndron në ekspozimin e disa prej artefakteve tona më të rëndësishme. Të cilat lidhen me jetën dhe kontributin e figurave të shquara të firmëtarëve të pavarësisë”, tha ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult