Përgjatë një vizite në Capri të Italisë në vitin 1908, Bogdanov dhe Lenin luajnë shah përkrah shkrimtarit të famshëm sovjetik, Gorki (Maxim Gorky).
Në internet, loja e tyre e shahut njihet ndryshe si, “Gorki që luan shah kundra Leninit” (Gorky vs. Lenin).
Në mënyrë paradoksale, loja e tyre u zhvillua në vendin më të bukur të Italisë, ndërsa ishte në prag një tjetër Revolucion Rus, e dy vite pas Kushtetutës dhe krijimit të Dumës ruse (sistemit shumë partiak).
“Kjo fotografi është konsideruar si një novelë politike, që më tej u zhvillua si një dramë historike”, thonë historianët, duke e lidhur atë ngushtë me Revolucionin e viteve 1905-1907 që zgjati 2 vite, katër muaj, 3 javë dhe 4 ditë, ku punëtorët u thyen nga forcat e Perandorisë Ruse, ndërsa ai i Marsit 1917, njihet si fitorja e bolshevikëve, krijimi i Bashkimit Sovjetik dhe rrëzimi i autokracisë cariste.