Grafiti i ri i Banskyt- infermierja superheroinë

Vepra artistike më e re e Bansky u shfaq në Spitalin Gjeneral Southampton, në Britani.

Një grafiti që është kryesisht njëngjyrësh u var në murin e hollit të spitalit pranë departamentit të urgjencës.

Këtu shihet një djalosh i cili është ulur pranë një koshi plehrash, duke luajtur. Ai ka hedhur lodrat e tij me superheronjtë klasik, Superman dhe Batman, duke i zënvendësuar ata me figurën e re lodër të preferuar – infermiere.

Infermierja ka krahun e shtrirë drejt qiellit,  në stilin e Superman duke u nisur në një mision. Ajo ka te vendosur maskë dhe pelerinë, përderisa në rroba ka simbolin e Kryqit të Kuq ( i vetmi element me ngjyra në këtë grafiti).

Artisti la një shënim për punonjësit e spitalit, duke i falënderuar ata.

“Faleminderit për gjithçka që jeni duke bërë. Shpresoj që kjo do ta ndriçojë vendin pak, edhe pse është vetëm bardhë dhe zi”.

Vepra artistike e Basnky do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton deri në vjeshtë, për t’u vendosur më pas në ankand, me qëllim të mbledhjes së fondeve për NHS.

Paula Shefi, Drejtore e Përgjithshme e Trustit të Spitalit Universitar Southampton tha se fakti që Bansky ka zgjedhur ta vlesrësojë kontributin e personelit mjekësor në këtë kohë, është një nder i madh.

“Do të vlerësohet me të vërtetë nga të gjithë në spital, pasi njerëzit ndajnë një moment nga jeta e tyre e zënë për të reflektuar dhe për ta vlerësuar këtë pjesë të artit. Padyshim që do të ofrojë kurajo të madhe për të gjithë ata që punojnë dhe ata që janë nën kujdesin tonë në spital”.