Gratë e forta nuk pranojnë justifikime idiote nga askush!

Gratë e forta janë gra të pjekura dhe të sigurta, që dinë çfarë duan dhe çfarë nuk duan.
Ato janë selektive dhe nuk lejojnë që të tjerët të ngatërrojnë zemrën e tyre, terrenin e tyre të shenjtë.

Këto gra dashurojnë, por mbi të gjitha ato duan veten e tyre.
Ato kanë vetëvlerësim të lartë dhe gjithashtu kanë një vesh selektiv.
Pranojnë të marrin premtime të sinqerta dashurie, por nuk pranojnë kurthet dhe, mbi të gjitha, justifikimet idiote.

Ato lëvizin fort kur është e nevojshme, por dinë të ecin me butësinë e një pendle, nëse ndjehen të qeta.
Ato u dorëzohen atyre që e meritojnë, por dinë të tërhiqen me klas, nëse nuk ka respekt.

Kanë jetuar përvoja të panumërta, si negative, ashtu edhe pozitive, dhe për këtë arsye e nuhasin intiutivisht situatën se kur mund të mashtrohen.

Ato e dinë se cilat janë justifikimet dhe cilat janë faktet.
Këto gra, kur përpiqen të mashtrohen, zakonisht zgjedhin të veprojnë në heshtje, pa pasur nevojë të krijojnë një situatë stresuese.
Nuk pranojnë justifikime nga asnjë njeri, sado i pashëm dhe inteligjent që ai mund të duket.
Kërkojnë mbi të gjitha respekt dhe kurrë nuk lejojnë të nënvlerësohen.

Dhe e dinë se ka ende qenie njerëzore të shëndetshme në botë. Qenie njerëzore në kuptimin e mirëfilltë, të cilat nuk i injorojnë vuajtjet e të tjerëve dhe respektojnë fqinjët e tyre, përfshirë edhe bashkëudhëtarët.
Ato e njohin rëndësinë e njerëzve me empati dhe shpresojnë që, me to, të mbesin njerëz me këtë cilësi.
Dhe moto e jetës së kësaj kategorie grashë është: Mos pranoni justifikime idiote të askujt! Mos merrni më pak se sa meritoni! /meb.al

ObserverKult

Lexo edhe:

GRATË E HUAJA QË U DASHURUAN GJATË KOMUNIZMIT, DISA U VRANË E DISA PËRFUNDUAN NË ÇMENDI