Gratë mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Mund të harrosh personin me të cilin ke qeshur, por jo atë me të cilin ke qarë./Khalil Gibran

Të jesh i qeshur dhe i thjeshtë është arti më i arritur në botë./Sergej Esenin

Vetëm kush e njeh dhimbjen, mund të qeshë me atë që vuan./Jim Morrison

Edhe nga mënyra se si qesh mund të njihet njeriu./Fjodor Dostojevski

Gjej dikë që të bën të qeshësh, sepse mjafton një buzëqeshje për të bërë rrezëlluese një ditë të zymtë !/Paulo Coelho

Gratë mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin, ndërsa meshkujt vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë./Henri de Regnier

Nuk mund ta dashurojmë vërtet dikë, nëse nuk kemi qeshur kurrë bashkë me të./Agnes Repplier

Mëso të qeshësh me gabimet dhe dështimet e tua dhe s’do të kesh më frikë e njëkoësisht do të kesh admirimin e të tjerëve./Andrea Gasparino

Qesh sa herë që mundesh! Qeshja është ilaçi me çmimin më të mirë./Lord Byron

Përpiqu që të kesh një fytyrë të qeshur dhe fjalë modeste, e fare lehtë do të bësh shumë miq. /Muretus

Gjej dikë që të bën të harrosh trishtimin. Gjej dikë për të cilin t’ia vlen të qeshësh./Marilyn Monroe

Ka arritur suksesin ai që ka jetuar mirë, që ka qeshur shpesh dhe ka dashuruar fort./Bessie Anderson Stanley

Dy janë gjërat që na shpëtojnë gjatë jetës: dashuria dhe qeshja. Nëse keni njërën jeni në rregull. Nëse i keni të dyja, jeni të pamposhtur./ Tarun Tejpal

ObserverKult


hygo

Lexo edhe:

HYGO: QESHJA ËSHTË SHKËLQIM DIELLI. AJO E HEQ DIMRIN NGA FYTYRA E NJERIUT!

Thënie proverbiale nga Viktor Hygo:

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme.

Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult