Grida Duma do të drejtojë emisionin e Sokol Ballës!

grida

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes 3 ditë më parë.

Është spekuluar se Grida do të kaloj në televizion dhe do filloj moderimim.

Sot shefja ekzekutive e TCH Lori Hoxha ka konfirmuar se Grida Duma do të drejtojë “Top Storyn” në Top Channel që do të nis këtë të hënë.

 Sipas po të njëjtës media, programi do të transmetohet dy herë në javë, të hënën dhe të enjten.

Së fundmi, Duma e ka distancuar gradualisht veten nga tema e politikës dhe si rrallëherë, ka qenë më e pranishme në televizion dhe radio për intervista.

Përpos këtij fakti, një nga pikat e forta të saj është padyshim komunikimi, një element i rëndësishëm për një figurë të suksesshme televizive.

ObserverKult

Lexo edhe:

ERMAL MAMAQI- GAZETARIT: NËSE S’TË PËLQEN TRAJNIMI DO DAL PA BREKË NGA BULEVARDI DERI TE “SKËNDERBEU”