“Fustani i paturpshëm”, Chiara Ferragni jep mesazhe përmes 4 veshjeve në Sanremo

chiara ferragni

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni u shfaq mbrëmë në Festivalin e Sanremos si kurrë më parë.

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit italian “Sanremo 2023”, që këtë vit shënon edicionin e 73-të. Si bashkëprezantuese, Chiara Ferragni ka goditur fort me mesazhet, që i dha përmes veshjeve.

4 fustane për çdo mesazh që ajo dëshiroi të përcillte, nisur nga përjetimet personale të gjykimeve që ka hasur për shkakun që është grua dhe nënë gjithashtu!

Ferragni ngriti zërin fort që gratë të ndjehen lirisht seksi dhe ta ekspozojnë sensualitetin e tyre, pa patur frikë nga paragjykimet, urrejtja e komentet negative! Ajo shprehu dëshirën që vajzat e vogla sot të lirohen nga “kafazi” dhe rregullat patriarkale të shoqërisë, për t’u bërë në të ardhmen gratë që ato ëndërrojnë!

“Ndjehuni të lira të thyeni rolin që shoqëria ju ka caktuar të ndiqni” ishte mesazhi i saj i fundit, për të gjitha gratë që duan thjesht të jenë vetvetja, pa u paragjykuar.

Veshja e paturpshme

Një krijim “nudo” nga Dior. Fustani, riprodhon trupin e Ferragni në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë. Ky krijim është pikënisja për një reflektim të gjatë mbi trupat e grave.

Chiara Ferragni është nga të paktat gra që, duke zbritur shkallët e Sanremos dhe duke shkelur atë skenë, arriti të tregojë se nuk është thjesht një manekine në pasarelë. Ferragni demonstroi se moda mund të mbartë mesazhe serioze dhe tu drejtohet miliona njerëzve.

Veshja kundër urrejtjes

“E shpifur”, “ E denjë për një porno”, “A je një mami eskortë”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në fustan, që janë pikërisht komentet që blogerës i kanë ardhur në rrjetet e saj sociale.

Fustani manifest

Blogerja italiane, njëherazi edhe binzesmene kishte zgjedhur një fustan të zi të thjeshtë në dukje, ku krahëve kishte hedhur një copë të bardhë, bashkangjitur së cilës shkruhej “Mendoni të lira”. Ky ishte mesazhi i parë që bukuroshja iu drejtoi grave, në një shoqëri ku burrat “bërtasin” fort e duan të donimojnë.

Kafazi

Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqërie e cila vijon të jetë patriarkale. Prandaj, pamja e katërt është cilësuar si një shpresë për brezat e grave të ardhshme, të cilave u përket edhe Vittoria, vajza e dytë e blogeres.

Influencuesja përmes një letre drejtuar vetes, inkurajon edhe gratë që të kapërcejnë pasiguritë e tyre.

Në këtë rast ajo ka zgjedhur tu drejtohet grave të tjera, t’i inkurajojë të jenë vetvetja, të kapërcejnë pasiguritë e tyre dhe frikën. Një frikë me të cilën ajo vetë ende lufton dhe e pranon, është një ndjenjë që e përjeton edhe në Sanremo.

Kjo është letra e Chiara Ferragni-t drejtuar vetes!

“Përshëndetje vogëlushe!

Vendosa të të shkruaj një letër. Sa herë që mendoj për ty më vjen të qaj dhe nuk e di pse, ndoshta sepse më mungon.

E di, është një ndjenjë e mirë të pëlqehesh nga shumë njerëz, edhe nëse jo të gjithë të pëlqejnë vërtet. Por për herë të parë më në fund mendoj se më pëlqen vetja.

Sfidat më të rëndësishme janë gjithmonë në kokën tonë dhe ato janë me ne. Edhe në momentet e frikës dhe ankthit, shijojeni, jetoni me të gjithë veten tuaj.

Jeto edhe kur të merret fryma, jeto edhe kur mendon se nuk do e arrish kurrë majën. Kam mësuar se nëse diçka ju frikëson, atëherë e vetmja gjë që duhet të bëni është të përballeni me të. Vetëm duke rrezikuar mund të fitoni kundër pasigurisë.

Shpeshherë do të ndihesh gati gabim të kesh ëndrra të tjera përveç familjes, nga ana tjetër shoqëria jonë na ka mësuar që kur bëhesh nënë je “vetëm” nënë. Sa herë shoqëria i bën gratë të ndihen fajtore sepse ato qëndrojnë larg fëmijëve të tyre gjatë punës? Sa herë e bën të njëjtën gjë me meshkujt? Kurrë.

Gjithmonë festoni të gjitha sukseset tuaja, të mëdha e të vogla, mos e nënçmoni kurrë veten para askujt, ne femrat shpesh jemi mësuar të ndihemi të vogla.

Përballu me të gjitha betejat që bota të vë përpara, veçanërisht me trupin tënd, sepse shoqëria ku jetojmë funksionon kështu: nëse e fsheh, je murgeshë, nëse e tregon je k**vë.

Jemi mësuar të dëgjojmë dhe lexojmë çdo ditë komente të seksizmit… Ju sfidojini dhe mos kini frikë. Të jesh grua nuk është një kufi. Bërtit, lufto çdo ditë.

ObserverKult


lirika matoshi

Lexo edhe:

DIZAJNERJA KOSOVARE LIRIKA MATOSHI NË TOP 30-SHEN E FORBES

Kosovarja 25-vjeçare, Lirika Matoshi, themeluese e brendit “Lirika Matoshi”, është listuar në top 30-shen e prestigjiozes “Forbes”.

FORBES Magazine e ka futur Lirikën në këtë listë prestigjioze duke shkruar edhe për prejardhjen e saj nga Kosova.

Tutje bëhet me dije se kosovarja filloi të punonte bizhuteri në vitin 2016 duke zbukuruar tuta, fustane, çorape me kristale dhe duke shitur produktet e saj nëpërmjet Etsy.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult