
Meryl Streep:
Plakja nuk është për të dobëtit.
Një ditë zgjohesh dhe kupton se rinia jote ka ikur, por bashkë me të edhe pasiguria, nxitimi dhe nevoja për të kënaqur të tjerët…
Mëson të ecësh më ngadalë, por me më shumë besim.
Di të thuash lamtumirë pa frikë dhe vlerëson vërtet atë që të ka mbetur.
Plakje do të thotë të lësh të shkojë, do të thotë të pranosh, do të thotë të zbulosh se bukuria nuk ishte kurrë në lëkurën tonë… por në historinë që mbajmë brenda nesh.
Në shqip: B. Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
Meryl Streep në OKB: Edhe macet kanë më shumë të drejta se gratë në Afganistan!
Macet kanë më shumë liri se gratë në Afganistan, ka thënë aktorja hollivudiane Meryl Streep, në një apel drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të fokusohet në gjendjen e grave dhe vajzave afgane.
Komentet e Streep vijnë pasi qeveria talebane muajin e kaluar prezantoi një grup të ri “ligjesh morale” e që shtojnë një sërë kufizimesh që regjimi ka vendosur ndaj grave dhe vajzave afgane që nga kthimi në pushtet tre vjet më parë.
Gratë duhet të mbulojnë plotësisht fytyrën dhe trupin e tyre kur dalin nga shtëpitë e tyre. Gratë dhe vajzat gjithashtu nuk lejohen të shkojnë në shkolla, parqe, palestra dhe klube sportive. Ka kufizime po ashtu për llojin e punës që ata lejohen të bëjnë.
“Sot në Kabul, një mace ka më shumë liri se një grua. Një mace mund të dalë jashtë dhe të ndjejë diellin. Mund të ndjekë një ketër në park. Një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë në Afganistan sot, sepse parqet publike janë të mbyllura. Për gratë dhe vajzat një zog mund të këndojë në Kabul, por vajza jo, gruaja jo në publik, “tha Streep.
“Mënyra se si kjo shoqëri është e strukturuar keq është një paralajmërim për pjesën tjetër të botës,” tha Streep .
Lexoje tekstin e plotë KETU
ObserverKult