Gruaja që ruan veshjet tradicionale 200-vjeçare të Mirditës

Ndërsa veshja e gruas së Mirditës u shpall së fundmi Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Mrika, një grua e moshuar nga Kaçinari i Mirditës, mirëmban në shtëpinë e saj, në një zonë të thellë, veshje mirditore 200-vjeçare.

Ndonëse është shpërngulur në Durrës, ajo kthehet herë pas herë për t’u kujdesur për veshjet e trashëguara, të cilat në mungesë të një muzeu, duhet t’i mbajë në shtëpi.

Veshjet e gruas mirditore qenë pjesë e ekspozitës, së çelur në “Shtëpinë e Europës” në Tiranë, “Mirdita në fotografi”. Ekspozita shfaq punime në mediumin e fotografisë ku Nadia Abazi ka fiksuar imazhe të kullave.

Një hapësirë më vete i kushtohet në ekspozitë vendit të kujtesës kolektive të burgut kamp të Spaçit, me videoinstalacionin e titulluar “Saharaja” të artistes ndërdisipilonore, Abi Shehu.

Ekspozita mbi Mirditën e mbështetur nga “Eu for Culture”, shfaq edhe punime artizanale e tradicionale të zonës, ndërsa në hapje, morën pjesë figura të kulturës e politikës së zonës dhe diplomatë nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TI JE KAQ E BUKUR DHE SIKUR TË QASH!

Poezi nga Sokrat Habilaj

Unë them, s’duhet të kthehesh pas,
Të shikosh mallin, në është si e le.
Ti je kaq e bukur dhe sikur të qash,
Po s’ke pse ndalesh te një pirg dhè!

Unë them se ti meriton ca më tepër,
Se sa një kufomë të tharë si një dru.
Që të zgjatë dorën nga bregu tjetër,
Zhuritur nga ankthi për gishtat e tu.

Unë them, kjo greminë si terr varri,
Edhe vdekjen më të trishtuar e nxë.
Brenda saj dikur na u mbyt malli,
E tani duhet të biem dhe vetë në të?!

Unë them, ti mos u nis në atë udhë,
Po ah, kjo drithërimë që ty të mbytë?
Dhe të shtyn të shkosh tek një gur,
Ku s’është as emri im, e as emri yt?!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult