Grupi arbëresh “Shega” nxorri albumin e parë

Grupi muzikor arbëresh “Shega” publikoi sot albumin e parë me këngë arbëreshe. Ishte vetë grupi që e bëri të ditur dhe datën e publikimit, pak ditë më parë.
Pjesë e këtij albumi janë këngët “Drita”, “Botë e paqtë”, “Qifti”, “Kalivar”, “Niko”, “Lumturi”, “Arianne” etj., të cilat janë regjistruar gjatë muajit qershor në studio muzikore. Pesë të rinjtë arbëreshë nga ngulimi “Hora e Arbëreshëvet” janë bërë bashkë në sajë të pasionit për muzikën dhe për gjuhën e mëmës, të ruajtur prej gjashtë shekujsh.
Këngët e plota të këtij albumi, mund t’i dëgjoni në linkun vijues:

https://www.youtube.com/channel/UCGe8GigG2Bma_h8gphChSGw