Grupi i Përmetit: Qeraxhi që nget karvanë (teksti dhe kënga)

Qeraxhi që nget karvanë,
(as unë mor o,
a s’e more),
a mos ke parë mor burrat tanë?!

Burrat udhë muarën për Korçë,
(as unë mor o,
a s’e more),
a ç’na kanë ngel si burra foshnjët!

Jo s’besoj as unë e mjera,
(as unë mor o,
a s’e more),
ah, sa ta shoh mor burrin te dera.

Jo s’besoj as unë e varf’ra,
(as unë mor o,
a s’e more),
ah, sa ta shoh mor burrin te vatra.

Në e sjellsh rrugës së malit,
(as unë mor o,
a s’e more),
ah, do ti jap mor florinjtë e ballit.

Në e sjellsh rrugës së fushës,
(as unë mor o,
a s’e more),
ah, do ti jap mor florinjtë e gushës.