Grupi legjendar Guns N’Roses publikon këngën e parë pas 12 vitesh mungesë

Fansat e Guns N ‘Roses më në fund mund të shijojnë muzikë të re të grupit, 13 vite pas këngës së fundit.

Rokerët legjendarë publikuan këngën e tyre të re “Absurd” javën që lamë pas, duke postuar në Twitter edhe një video me një fragment të këngës.

Ky është krijimi i parë në studio nga grupi, që prej albumit të vitit 2008, “Chinese Democracy”.

Sipas revistës Rolling Stone, “Absurd” është një version i ripunuar i një kënge të mëparshme të Guns N ‘Roses, “Silkworms”, e cila nuk u publikua kurrë zyrtarisht.