Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Si m’ke sytë” të këngëtares, Hafsa Zyberi!
Si më ke sytë o moj
Më ke vetllat
Ashikun në sevda
Sevda ç’e shtjeve
Hajde më jep fjalën e
E dashunisë
O ani të bukurisë
Lule jasaman o kërkoj o derman
E plot me nur e
Sot aman sa të pashë
O ani dy dy sytë e tu
Lule jasaman o kërkoj o derman
Buza jote o moj
Si qershia kuq flak
Balluket e moj
Si florini kur verdhë
Hajde më jep zemrën
Se fort ta du
O ani dy sytë e tu
Lule jasaman o kërkoj o derman
E plot me nur e
Sot aman sa të pash
O ani dy dy sytë e tu
Lule jasaman o kërkoj o derman
ObserverKult
Lexo edhe: