Hafsa Zyberi: Rrallë kam pa k’so bukurie… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës ” Rrallë kam pa k’so bukurie” e kënduar nga Hafsa Zyberi

Rrallë kam pa k’so bukurie
Por si hana tuj ndriçu
Gërshetat moj t’paskan hije
Ç’ti pëlqeva sytë e shkrum

Gërshetat moj t’paskan hije
Ç’ti pëlqeva sytë e shkrum

Të shikoj me mallëngjim e
Rashë në zor prej dashunisë
Do t’i ruj por si kujtim
Tiparet e bukurisë

Do t’i ruj por si kujtim
Tiparet e bukurisë

Deri ditën kur të pashë
rashë në zor e rashë në hall
Moj burbuqe në behar
Je e mirë një vajzë e mbarë

Moj burbuqe në behar
Je e mirë një vajzë e mbarë.

Këngën mund ta dëgjoni KËTU

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: NA ISHIN DY NJERËZ DIKU NË NJË QYTET, U TAKUAN, U DASHURUAN…