Hajne: Ata u deshën me afsh e zjarr

hajne
Hajnrih Hajne

Hajnrih Hajne: Një femër

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste.” O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes,” – i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult

Kliko edhe:

“ATA U DESHËN ME AFSH E ZJARR”, LEKA SEFLA LEXON HAJNRIH HAJNE (VIDEO)

“SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË?”, LEKA SEFLA LEXON FATOS ARAPIN